Shmangni yndyrat e pangopura

Shmangni yndyrat e pangopura

Shëndetësi August 10, 2019 - 13:59
Detajet

Zvogëlimi i marrjes së yndyrave të pangopura, të cilat janë të pranishme në ushqimin e pjekur dhe të fërguar, mund ta ndalojë zhvillimin e kancerit të prostatës, transmeton gazeta "Zëri"

Rezultatet e studimit, të cilat janë realizuar në minj, janë bazuar në përcjelljen e ndikimit të acideve omega 3-yndyrore, përbërësit e zakonshëm të ushqimit te perëndimorët. Të dhënat nga studimi kanë treguar se dieta e veçantë me zvogëlimin e pjesëmarrjes së këtyre yndyrave është e lidhur më zvogëlimin e rrezikut për 27 për qind për kancer të prostatës.

Po ashtu është vërtetuar se zvogëlimi i konsumimit të acideve omega 6-yndyrore zvogëlon transformimin e qelizave parakanceroze në qeliza kanceroze të prostatës. Do të ishte mirë që ushqimet e fërguara dhe të pjekura të eliminohen tërësisht, por edhe zvogëlimi i tyre mjafton./ZËRI