Qetëson mendjen dhe kuron infeksionet

Qetëson mendjen dhe kuron infeksionet

Shëndetësi August 10, 2019 - 10:05
Detajet

Një banjë e nxehtë, qirinj, muzikë në sfond dhe një përzierje me kamomil e me lule portokalli jua qetëson mendjen, transmeton "Zëri.info".

Çaji ose përzierjet e ndryshme bimore dhe sidomos kamomili i sigurojnë trupit tonë dozën e duhur të kalorive dhe gjithashtu efekte shumë të mira mjekësore.

Qetëson mendjen

Pas një dite stresuese, kur kthehemi në shtëpi duam vetëm qetësi. Por cila është zgjidhja më e mirë? Një banjë e nxehtë, qirinj, muzikë në sfond dhe një përzierje me kamomil e me lule portokalli. Këto bimë janë të njohura për ndikimin e tyre në sistemin nervor qendror, duke dhuruar një ndjenjë të plotë qetësimi.

I mirë për lëkurën

Për sëmundjet e lëkurës të natyrës inflamatore, të tilla si pezmatimi i lëkurës, ekzema ose puçrrat në fytyrë, vaji esencial i kamomilit ka një efekt shumë qetësues, i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës sonë, duke eliminuar të kruarën dhe skuqjen. Përdorni edhe ndonjë pikë tjetër vaji të përshtatshëm për lëkurën dhe përzierjen e vajrave lëreni të veprojë të paktën për 20 minuta përpara se të shpëlaheni.

Kuron infeksionet e syve

Kamomili ka edhe një efekt qetësues dhe antiinflamator në rastin e infeksioneve në sy. Në veçanti në qoftë se vuani nga skuqjet, atëherë ju mund ta përshpejtoni procesin e shërimit dhe lehtësimin e simptomave me fasha të ngrohta të lagura në kamomil./ZËRI