Mrekullia e Vajit të Trëndafilit Damacena

Mrekullia e Vajit të Trëndafilit Damacena

Shëndetësi korrik 19, 2019 - 13:41
Lexo tjera detaje

Trëndafilat janë më shumë se një lule e bukur. Petalet e bukura të këtyre luleve mund të përdoren për të përgaditur vajin esencial të trëndafilit. Ky vaj ofron një sërë vlerash të rëndësishme për shëndetin. Një përbërës i famshëm për kujdesin e lëkurës, Trëndafilat…bukuria që shtrihet përtej krenarisë së tyre në kopsht.

Trëndafili Damashena mblidhet me dorë herët në mëngjes, deri sa të ketë akoma vesë tek petalet e luleve në mënyrë që të arrihet një produkt i cilësisë së lartë. Për te perfituar 1 liter vaj esencial të këtij trëndafili, duhet mbledhur 4 000 kg petale trëndafili, prandaj njihet edhe si vaji më i shtrenjtë në botë.

Vaji i Trëndafilit Damashena nxirret nga një prej llojeve më të rëndësishme të familjes Rosaceae. Vaji prestigjoz i Trëndafilit Damashena bëhet nëpërmjet një procesi tepër të përpiktë që lejon nxerrjen e një pike të vetme Vaji nga qindra petale të Trëndafilit Damashena.

Për vite e shekuj të tërë, lulja delikate është njohur për cilësitë e saj të jashtëzakonshme anti-inflamatore dhe antioksiduese kështu që nuk duhet të habiteni që markat serioze të tilla si Absolute Damascena Rose Oil e përdrorin atë në shumë prej produkteve të tyre.

Por, pse duhet të përfshini këtë në rutinën tuaj ditore?

Ka shumë mënyra që lulet përdoren në kujdesin e lëkures, Vaji i Trëndafilat është nga më të njohurat. E çmuar për gupin e saj complex të vitaminave, mineraleve dhe antioksidanteve, Vaji esencial i Trëndafilit është i shkëlqyer për hidratim të lëkurës së thatë, ekuilibron lëkurën mikse dhe pastron lëkurën e yndyrshme.

Përndryshe, Vaji i Trëndafilit që përmban linja Absolute Damascena është një vaj tejet i veçantë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, C, E, acideve yndyrore omega 3, 9, 6 dhe likopenit (antioksidant i fuqishëm dhe burim i pro-vitaminës A).

Përhapja e përditshme e një sasie të caktuar, ripërtërin qelizat, rrit elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës, eleminon plotësisht vijat e holla, zbutë rrudhat e thella.

Konsiderohet i domosdoshëm për lëkurat e vjetra, pasi është vërejtur se rikthen në nivele normale kolagjenin e humbur, ofron shkëlqim dhe ushqyerje në thellësi.

Në Kosovë të vetmit që ofrojnë produktet me kualitet te lartë nga Vaji i Trëndafilit ABSOLUTE DAMASCENA, është kompania e njohur Farmitalia sh.p.k.     Për më shumë informata rreth produkteve kozmetike nga vaji i trëndafilit kliko këtu: https://www.facebook.com/farmitaliashpk/

Ky është artikull i sponzorizuar.