Largimi i dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit

Largimi i dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit

Shëndetësi July 18, 2019 - 08:24
Lexo Detajet

Nt/ Disa medikamente mund të ndikojnë në rritjen e estrogjenit dhe për këtë arsye bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin terapisë, transmeton "Zëri".

Keni probleme me peshën e tepërt dhe dietat e ndryshme nuk kanë bërë punë dhe zonat ku keni dëshiruar të largoni dhjamin kanë mbetur të njëjta. Nuk mund të zgjidhet problemi duke kufizuar marrjen e kalorive, por duke përdorur hormonet mund të ndikoni në pjesët ku yndyra ruhet vazhdimisht.

Dhjami në kofshë

Dhjamit në zonën e mollaqeve dhe të kofshëve mund të jetë një shenjë e nivelit të lartë të estrogjenit. Disa medikamente mund të ndikojnë në rritjen e estrogjenit dhe për këtë arsye bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin terapisë, në qoftë se keni indikacione të tilla. Konsumoni lakër dhe brokoli, sepse ato përmbajnë mikronutriene që ndihmojnë në rregullimin e enzimave të mëlçisë.

Dhjami në stomak

Dhjami në zonën e barkut mund të jetë një shenjë e prodhimit të tepruar të kortizolit, i cili është një hormon stresi. Ky hormon prodhohet kryesisht kur jeni nën stres dhe kur keni nevojë të reagoni në një situatë të caktuar. Kortizolit rrit nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak, për t’ju ndihmuar që të përballeni me stresin. Gjeni shkakun e stresit tuaj dhe përpiquni për të balancuar reaksionin hormonal. Hani sasi të vogla të ushqimit më shpesh, që të jeni në gjendje për t’i kontrolluar luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak dhe kjo do të kontrollojë edhe lirimin e kortizolit. Nga ana tjetër, mos e teproni me ushtrime./ZËRI