Shkencëtarët zbulojnë një qelizë të veçantë që mund të shërojë problemet me zemër

Shkencëtarët zbulojnë një qelizë të veçantë që mund të shërojë problemet me zemër

Shëndetësi korrik 17, 2019 - 17:39
Detajet

Shkencëtarët kanë zbuluar një qelizë që jeton në hapësirën që rrethon zemrën dhe që është e aftë të ndihmojë atë të shërohet vetvetiu.

Zemra është e rrethuar nga një qeskë e mbushur me lëng, e quajtur lëngu perikardial, transmeton lajmi.net.

Ndonëse testet e lëngjeve mund të përdoren në diagnostifikim, funksioni i tij është kuptuar pak.

Studiuesit e Universitetit të Calgary-t në Kanada kanë zbuluar se ky lëng misterioz përmban makrofagje, qeliza imune që ndihmojnë në riparimin e zemrës pas lëndimit dhe parandalimin e dhëmbëve të muskujve të organit.

Ekipi i shkencëtarëve është optimist se zbulimi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar në parandalimin ose asgjësimin e dëmtimit të sëmundjeve të zemrës.

Çdo vit nga sëmundja e zemrës vdesin 17,9 milionë njerëz, ka vlerësuar OBSh-ja.

Faktorët më të theksuar, që çojnë drejt kësaj sëmundjeje, janë: përdorimi i duhanit, ushqimi i pashëndetshëm, mos aktiviteti fizik, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të kripës dhe konsumimi i alkoolit.

Ekspertët thonë se është e nevojshme që pesë herë në javë të kemi aktivitete fizike të paktën gjysmë ore.