Simptomat e problemeve në zemër që femrat nuk duhet t’i neglizhojnë
Ndikimet e sulmit në zemër te gratë dhe meshkujt mund të variojnë.
Pikërisht për këtë arsye, ndonjëherë, gratë që përjetojnë një sulm në zemër diagnostikohen me ndonjë sëmundje tjetër, transmeton lajmi.net.
Simptomat e sulmit në zemër tek femrat nuk janë aq të qarta sa tek meshkujt.
Disa nga simptomat që paraqiten te meshkujt, por jo edhe te të gjitha femrat:
# dhimbje të forta në qendër të gjoksit, që zgjerohet në qafë, shpatull ose nofull;
# ndjenjë e pakëndshme në gjoks, e shoqëruar me venitje, djersitje, të vjella dhe frymë të shkurtër.
Megjithatë, shumë femra nuk kanë dhimbje në gjoks, madje 43% nuk e ndjejnë atë.
Sidoqoftë, ekspertët kanë arritur të identifikojnë disa nga shenjat më të shpeshta dhe më tipike që shfaqen tek femrat, kur përjetojnë probleme me zemrën. Ndiqeni listën e plotë më poshtë:
# Shkurtimi i frymëmarrjes
# Lodhje e pashpjegueshme
# Presion në pjesën e poshtme të gjinjve.