A ju bëhen thonjtë kështu? Si ta kuptoni nëse ky problem është serioz

A ju bëhen thonjtë kështu? Si ta kuptoni nëse ky problem është serioz

Shëndetësi July 10, 2019 - 22:23
Lexo tjera detaje

Shumë personave u ka ndodhur t’u bëhen thonjtë me ngjyrë të zezë. Kjo gjë ndodh për shkak të ndonjë gjakderdhje brenda thoit apo për shkak të shtypjes, që këpucët e ngushta ua bëjnë gishtave. Në përgjithësi kjo gjendje nuk është serioze, mirëpo në disa raste mund të jetë një indikacion i ndonjë problemi shëndetësor. Gjithsesi, me anë të disa metodave ju mund ta identifikoni nëse gjendja është serioze apo jo.

Shkaku kryesor që ju bëhen thonjtë e zinj është një traumë përsëritëse. Kjo ndodh në rastet kur vraponi apo mbathni këpucë të ngushta çdo ditë. Nëse me kohë e vëreni se ka filluar t’ju shkëputet thoi nga mishi i gishtave atëherë kjo mund të bëhet më serioze.

Në disa raste më të rralla nëse thonjtë tuaj fillojnë të ndërrojnë ngjyrë, atëherë kjo është shenjë e kancerit të lëkurës, i cili mund të zhvillohet nën thonj. Gjithashtu nëse edhe ngjyra e lëkurës rreth thonjve ndryshon dhe merr nuanca të tjera, atëherë duhet të vizitoheni te specialisti.