Humbja në peshë dobëson eshtrat

Humbja në peshë dobëson eshtrat

Shëndetësi June 29, 2019 - 15:12
Këshilla jetësore

Rezultatet kanë treguar se preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore nuk kanë arritur t’i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror, transmeton "Zëri.info".

Humbja në peshë rezulton edhe me dobësimin e eshtrave, për shkak të zvogëlimit të ngarkesës. Acidet omega-3-yndyrore kanë ndikim pozitiv në indin eshtëror. Shkencëtarët kanë bërë një eksperiment i cili për bazë e ka pasur çështjen nëse preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore gjatë fazës së dobësimit mund ta parandalojnë humbjen e masës eshtërore.

Disa vullnetarë me mbipeshë brenda tetë javësh e kanë zvogëluar marrjen e energjisë në 30 për qind, ndërsa kjo ka rezultuar me humbjen e peshës trupore për 5 për qind. Gjatë kësaj periudhe të dobësimit, ata kanë marrë kapsula me vaj peshku ose mish peshku disa herë në javë, të cilët kanë qenë të pasur me acide omega-3-yndyrore.

Rezultatet kanë treguar se preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore nuk kanë arritur t’i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror./ZËRI