Ja si të veproni kur jeni nervoz

Ja si të veproni kur jeni nervoz

Shëndetësi June 29, 2019 - 14:57
Lexo tjera detaje

Që të qetësoheni dhe të mendoni më qartë duhet të largoheni nga ambienti që e ka shkaktuar këtë nervozizëm, transmeton "Zëri.info".

Probleme shëndetësore, mungesa e ekonomisë së qëndrueshme, një rezultat, një pikëpyetje, një debat janë disa nga gjërat të cilat mund ta acarojnë nervin njerëzor duke e bërë të humbasë kontrollin e mendjes. Ankthi para ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sonë është një gjë aspak e mirë, sepse ju bën të humbisni kthjelltësinë e të mos jeni të përqendruar ashtu siç e kërkon situata.

Që të qetësoheni dhe të mendoni më qartë duhet të largoheni nga ambienti që e ka shkaktuar këtë nervozizëm. Vizitoni vendin tuaj të preferuar, në të cilin ju duket sikur jeni vetëm ju dhe botën e lini pas.

Ky vend mund të jetë një shëtitore me plot njerëz, ku ju përballeni me situata të ndryshme e kuptoni më së miri vlerën e asaj çfarë keni, ose afër lumit, ujit që rrjedh valë-valë. Në një ambient të tillë ju mund të mendoni rreth arsyes përse jeni nervozuar kaq shumë, si dhe të përpiqeni të qartësoni mendimet tuaja rreth kësaj çështjeje.

Shpeshherë ju ndodh të jeni nervoz para një provimi ose para prezantimit të punës. Gjëja parë që duhet të bëni është të qetësoheni. Mendoni se sa shumë keni punuar për këtë punë, sa shumë keni bërë për të qenë aty ku jeni. Kjo gjë do t’ju ndihmojë t’i rimblidhni forcat tuaja dhe të merrni situatën nën kontroll./ZËRI