Ngrënia e vezëve rrit nivelin e kolesterinës së mirë

Ngrënia e vezëve rrit nivelin e kolesterinës së mirë

Shëndetësi June 22, 2019 - 11:13
Këshilla jetësore

Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin, e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e vitaminës B, transmeton gazeta "Zëri".

Deri pak kohë më parë mendohej se e verdha e vezës ishte shumë e dëmshme për trupin, për shkak të kolesterinës së lartë që përmban. Por kohëve të fundit është parë se nuk është kolesteroli në gjak ai i cili nxit krizat e zemrës dhe rrezikun e paralizës. Sipas një studimi bëhet e ditur se konsumimi i vezës nuk ka asnjë efekt mbi nivelin e përgjithshëm të kolesterinës në gjak. Ndërsa sipas një studimi tjetër të zhvilluar së fundmi thuhet se konsumimi i vezës rrit nivelin e kolesterinës së mirë, i cili mbron zemrën. Sigurisht që ekzistojnë shumë faktorë ushqyes, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trupit.

Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e vitaminës B. E njohur ndryshe edhe si vitamina e kujtesës, kolin është shumë e rëndësishme në plotësimin e funksioneve neurologjike dhe minimizimin e infeksionit. Krahas kësaj është parë se edhe në rast të konsumimit nga gratë shtatzëna, ajo ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Konsumimi i ushqimeve me kolin ndihmon në prodhimin e hormonit të lumturisë si serotoninë, dopamine dhe neuroadrenalinë. Krahas kësaj e verdha e vezës përmban dhe dy karotenoide luteinën dhe zeaxantinën. Këta mbrojnë sytë tuaj ndaj verbimit./ZËRI