Këto janë ushqimet më të mira për mëlçinë

Këto janë ushqimet më të mira për mëlçinë

Shëndetësi June 17, 2019 - 09:53
Lexoni detajet

Mëlçia është pjesë shumë e rëndësishme e trupit të njeriut. Ajo vazhdimisht është e rrezikuar nga gjëra të ndryshme e sidomos nga toksinat. Por janë disa ushqime që ndikojnë në pastrimin e mëlçisë, përcjell "Zëri.info".

Image

Arrat

Ushqimet e ngopura dhe alkooli ngarkojnë mëlçinë, e cila është përgjegjëse për pastrimin e trupin nga toksikët dhe për të kryer funksionin e saj si duhet ka nevojë për disa ushqime që e përshpejtojnë punën e saj. Në atë proces ndihmon arra, që është e pasur me acide yndyrore omega-3, aminoacide, arginine dhe glutathione. Ajo përshpejton shkarkimin e amoniakut nga trupi, por edhe relakson enët e gjakut e pasuron gjakun me oksigjen.

Image

Hudhra

Hudhra është e pasur në kompozimet e squfurit, që aktivizojnë enzimat përgjegjëse për detoksifikimin e mëlçisë. Hudhra përmban një sasi të lartë të alicinit dhe të selenit, kompozimet natyrore që nxisin heqjen e toksinave nga trupi.

Image

Çaji i gjelbër

Ka efekt të dobishëm për tërë trupin, veçanërisht për mëlçinë, të cilën e mbron prej toksinave. Ky çaj parandalon mbajtjen e toksinave dhe nxit sekretimin e tyre të shpejtë nga trupi. Antioksidanti katehin ruan shëndetin e organeve dhe parandalon akumulimin e yndyrës.

Image

Perimet me gjethe të gjelbër

Perime të tilla si spinaqi pastrojnë trupin prej metaleve të rënda, veçanërisht të rrezikshme për mëlçinë. Ato eliminojnë pesticidet dhe herbicidet nga trupi, përshpejtojnë detoksifikimin dhe avantazh i tyre është se ato mund të konsumohen veçmas ose si përbërës të gjellëve të ndryshme.

Image

Avokadoja

Ky frutë ekzotike forcon shëndetin e mëlçisë dhe e mbron atë nga të qenët e mbushur me toksina. Përmban glutate të mjaftueshme, të nevojshme për detoksifikim dhe studimet e mëparshme kanë konfirmuar se një deri dy avokado në javë gjatë një muaji mund të përmirësojnë dëmtimin e mëlçisë./ZERI