Koha e plazhit erdhi! Këto janë metodat për humbje të shpejtë të peshës

Koha e plazhit erdhi! Këto janë metodat për humbje të shpejtë të peshës

Shëndetësi June 12, 2019 - 16:01
Këshilla jetësore

Ekzistojnë shumë mënyra dhe metoda me të cilat njerëzit kanë arritur të humbin peshë. Mirëpo shumica prej tyre duan kohë.

Sipas ekspertëve, përpara se të jetë tepër vonë është koha të filloni një dietë të shëndetshme ushqimore, të bëni një gjumë të qetë dhe të keni një ditë sa më aktive. Disa prej këtyre metodave janë:

Hani pak dhe shpesh-  Tanimë dihet se ngrënia e shpeshtë e ushqimit dhe në porcione të vogla, është shumë më e shëndetshme dhe duke e aplikuar ju mund të humbni peshë shumë shpejt. Përpos që ndihmon efikasitetin e metabolizmit kjo mënyrë e ushqyerjes iu siguron edhe ndjenjën e lehtësimit të trupit.

Pini sa më shumë ujë- Kjo këshillë është përsëritur shumë herë, mirëpo tani është koha ta merrni seriozisht. Nëse jeni vonë për kohën e plazhit dhe ende nuk keni arritur të përgatiteni fizikisht, filloni të konsumoni më shumë ujë. Uji të krijon ndjenjën e ngopjes dhe ndihmon organizmin në tretjen e ushqimeve.

Bëni sa më shumë aktivitet fizik- Aktiviteti fizik duhet të jetë gjithmonë pjesë e stilit tuaj të jetës, mirëpo nëse për arsye të ndryshme nuk keni arritur të përgatiteni për verë tani është koha e duhur të filloni të ushtroni. Aerobia dhe vrapi janë dy nga aktivitetet fizike me shumë ndikim në heqjen e peshës.

Konsumoni produktet stinore- Perimet jeshile, qershitë, dredhëzat janë vetëm disa nga produktet stinore të cilat mund t’i përdorni për të humbur peshë. Ato përmbajnë shumë vitamina dhe njëkohësisht kanë pak kalori.