Kajsitë mbrojnë mëlçinë tuaj

Kajsitë mbrojnë mëlçinë tuaj

Shëndetësi June 06, 2019 - 08:43
Këshilla jetësore

Përveç përdorimit në kuzhinë, për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore, transmeton gazeta "Zëri".

Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore.

Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Frutat e kajsisë luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë./ZËRI