Alkooli është më pak i dëmshëm për persona mbi 50 vjeç

Alkooli është më pak i dëmshëm për persona mbi 50 vjeç

Shëndetësi May 27, 2019 - 12:02
Lexoni detajet

Një studim i fundit ka ekzaminuar ndikimin shëndetësor në konsumimin e alkoolit në mosha të ndryshme. Autorët erdhën në përfundim se për persona të moshës mbi 50 vjeç, rreziqet shëndetësore janë më të vogla.

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë pasoja të mëdha shëndetësore.

Në këto pasoja përfshihen sëmundjet si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimi i sistemit nervor, duke përfshirë edhe dëmtimin e trurit.

Gjithsesi, është vërtetuar shpeshherë se pirja me masë mund të sjellë shumë përfitime në shëndetin tuaj.

Një numër studimesh kanë ardhur në përfundim se alkooli në nivel të ulët mund të ketë efekte mbrojtëse.

Një studim tjetër, gjeti se pirja e lehtë dhe me masë e mbron trupin nga sëmundjet vdekjeprurëse, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nuk është për t’u befasuar, se këto studime janë shumë të lexuara, por duhet të përmendet se nuk janë mirë të studiuara.

Dr. Timothy Naimi, nga Qendra Mjekësore e Bostonit në shtetin e Massachusetts, shtoi se hulumtimi i tij i bazuar në metodën e vrojtimit, gjeti se në persona mbi 50 vjeç, alkooli dëmet i ka më të vogla.

Autorët e këtij studimi thanë se kjo metodë është përdorur edhe për hulumtime tjera të ngjashme.

Hulumtuesit argumentojnë se kjo mënyrë e hulumtimit, e mat më së miri ndikimin e alkoolit në shëndet. E sidomos, studime të tilla, vrojtojnë zakonisht pjesëtarët e grup moshës mbi 50 vjeç.

Ndërsa problematika e këtij hulumtimi është se përjashtohen personat të cilët mund të kenë vdekur si pasojë e përdorimit të tepërt të alkoolit.

Sipas autorëve, gati 40% e vdekjeve që ndodhin nga alkooli, shfaqen tek personat të cilët ende nuk i kanë arritur 50 vjet.

Rreth 35.8% e vdekjeve nga alkooli, ndodhin te personat 20 deri 49 vjeç.