Pjeshka ndihmon kundër majasëllit, por jo vetëm

Pjeshka ndihmon kundër majasëllit, por jo vetëm

Shëndetësi May 18, 2019 - 14:25
Këshilla jetësore

Gjethet shfrytëzohen në formë çaji për forcimin e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Fruta e pjeshkës është shumë e shijshme.

Prej saj përftohet një shurup shumë i mirë që kuron ethet dhe shuan etjen. Gjithashtu ajo është edhe një rigjenerues i mirë i mëlçisë. Pjeshka përmban shumë vlera ushqyese si: vitaminë C, B1, B2, PP, rreth 10% sheqer, acide organike, pektinë etj. Në mjekësinë popullore veç frutës së pjeshkës përdoren edhe gjethet, lulet dhe farat e saj, transmeton Gazeta "Zëri".

Gjethet shfrytëzohen në formë çaji për forcimin e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes. Të gjitha pjesët e bimës së pjeshkës kanë shije të hidhur për shkak të acidit cianhidrik që përmbajnë, përveç kësaj pjeshka ndihmon edhe ata që kanë probleme me majasëllin.

Merrni thelbin e 40 pjeshkave të pjekura mirë dhe kaurdiseni si kafe. Masa e përftuar shtypet mirë derisa të bëhet një pluhur i imët. Një pjesë e këtij pluhuri zhytet në vaj ulliri dhe përgatitet një pomadë, që përdoret për lyerje nga jashtë. Pjesa tjetër e pluhurit përzihet me 1 kg mjaltë, 9 të verdha vezësh dhe 30 g lule squfuri.

Nga ky ilaç i sëmuri merr tri herë në ditë nga një lugë gjelle. Përveç kësaj, pjeshka ndihmon edhe për kurimin e bronkitit, sëmundjet e barkut, gjakderdhjet, sëmundjet e mëlçisë etj./ZËRI