Mungesa e kalciumit lë pasoja për shëndetin

Mungesa e kalciumit lë pasoja për shëndetin

Shëndetësi May 18, 2019 - 14:18
Lexo tjera detaje

Kalciumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. Rreth 99 për qind e të gjithë sasisë së kalciumit në organizëm ruhet në kocka dhe në dhëmbë. Sipas të dhënave, ai luan një rol thelbësor në shëndetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalciumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalciumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm. Por mungesa e tij në organizëm ka shumë pasoja për shëndetin, shkruan Gazeta "Zëri".

Lodhja

Mungesa e kalciumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjike, por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.

Depresioni

Kalciumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalcium të merrni, aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.

Pagjumësia

Gjatë gjumit nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm.

Në këto orë trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalciumit. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit, sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.

Imuniteti i dobët

Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.

Si të trajtoni mungesën e kalciumit?

Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalcium në ditë.

Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqra, fasule dhe fara susami. Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalciumit duhet të merrni edhe vitaminë D, e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecat e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra./ZËRI