Aktiviteti fizik përmirëson shëndetin mendor

Aktiviteti fizik përmirëson shëndetin mendor

Shëndetësi May 18, 2019 - 08:34
Këshilla jetësore

Sa më shumë aktivitet fizike, aq më mirë për shëndetin tuaj, sugjeron një studim në SHBA. Ky studim përfshin rreth 1.2 milion njerëz të cilët kryenin aktivitete fizike rregullisht për një muaj rresht dhe mirëqenia e tyre mendore ishte shumë më ndryshe nga një grup njerëzish që kryenin aktivitete fizike 1.5 herë më pak, transmeton Gazeta "Zëri".

Të gjitha llojet e aktiviteteve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor, duke përfshirë kryerjen e punëve të shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa disa studiues veçojnë se aktivitetet në natyrë si çiklizmi dhe gjimnastika kanë ndikim akoma më pozitiv. Studimet kanë zbuluar se aktivitetet fizike ulin edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Njerëzit e diagnostikuar më parë me depresion pasi ushtruan rregullisht për në muaj rezultoi se filluan të mos kenë më probleme të shëndetit mendor./ZËRI