Akullorja ndihmon ndaj shumë problemeve shëndetësore

Akullorja ndihmon ndaj shumë problemeve shëndetësore

Shëndetësi April 25, 2019 - 08:16
Lexo tjera detaje

Shkencëtarë kanë identifikuar potencialin e akullores dhe e kuptojnë që është relativisht e mirë për shëndetin njerëzor, por duhen shtuar antioksidues, probiotiokë, prebiotikë dhe fibra, transmeton Gazeta "Zëri".

Ky “lloj i ri i akullores” mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, të sëmundjeve të aparatit tretës, reduktimin e kolesterinës, dobësim dhe përmirësim të sistemit të imunitetit. Akullorja është e pasur më kalcium, ajo përmban vitaminat D, A, B12 dhe K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e organizmit.

Akullorja ka indeks të ulët glikemik, çka parandalon krijimin e sëmundjeve të zemrës, nivelet e larta të kolesterinës, qëndrueshmërinë në insulinë, trashësinë dhe diabetin.

Megjithatë, ju duhet të keni kujdes me konsumimin e akullores, sepse akullorja është e pasur me acide të ngopura yndyrore dhe me kalori./ZËRI