Kikirikët ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kikirikët ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shëndetësi prill 18, 2019 - 09:52
Këshilla jetësore

Kërkimet e reja tregojnë se një konsumim i përditshëm i kikirikëve mund të zvogëlojë me rreth një të tretën rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton Gazeta "Zëri".

Përdorimi i frutave të thata në vend të atyre me sheqer ose me yndyrë zvogëlon mundësitë e problemeve të zemrës, të rrezikshme për jetën me 30 për qind.

Ajo gjithashtu redukton numrin e vdekjeve nga të gjitha shkaqet me rreth 17 për qind. Hulumtimi i organizuar nga shkencëtarët amerikanë dhe kinezë është i fundit në linjën e gjatë të studimeve, duke theksuar përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ku përfshihen kikirikët si pjesë e dietës së përditshme.

Kikirikët përmbajnë një kombinim të pasur të acideve të pangopura yndyrore, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë. Këto të gjitha bashkëveprojnë për të ulur kolesterinën dhe për të zvogëluar inflamacionin në trup./ZËRI