Këto fruta janë më të mirat për detoksim të zorrëve

Këto fruta janë më të mirat për detoksim të zorrëve

Shëndetësi prill 15, 2019 - 10:07
Lexoni më shumë detaje

Ekzistojnë shumë mënyra për detoksikimin e zorrës së trashë, duke përfshirë edhe ushqimet si spinaqi, bronkoli, qepa, peshku, panxhari, lakra dhe të ngjashme. Por nëse jeni admirues i pemëve, atëherë është mirë të dini se cilat fruta janë të mira edhe për këtë gjë, përcjell "zëri.info".

Dredhëzat
Dredhëzat janë të domosdoshme për të pastruar organizmin. Ato janë të pasura me fibra dhe me vitamina tjera të shëndetshme, andaj duke konsumuar dredhëza ju do të mundë të pastroni dhe do të mundë të detoksikoni zorrët në mënyrë “të shijshme”.

Mollët
Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme, si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët.

Mjedrat
Mjedrat janë njëri prej burimeve më të pasura të fibrave nga të gjitha frutat. Ato jo vetëm që janë të mira për zorrët dhe mëlçinë, por janë edhe të mira për të pasur lëkurë të pastër dhe të shndritshme.

Avokadot
Avokadoja është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.

Boronicat
Këto fruta mali përmbajnë aspirinë, e cila lehtëson efektet e dëmtimit të indeve pas pezmatimeve kronike. Po ashtu boronica vepron si antibiotik dhe pengon infeksionet bakteriale në traktin urinar.

Limonët
Limoni ndihmon pastrimin natyral të organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në detoksifikimin e lëndëve të dëmshme në mëlçi.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 1.3 g

Mineralet: Hekur, kalium, magnez. /ZERI