Vitamina B3 forcon imunitetin

Vitamina B3 forcon imunitetin

Shëndetësi prill 15, 2019 - 09:33
Lexoni më shumë detaje

Zbulimet tregojnë se dozat e mëdha me vitamina B3 në masë të madhe forcojnë aftësinë e sistemit imun për t’i luftuar bakteret, përcjell "Zëri.info".

Në fakt nikotinamida, e njohur edhe si vitamina B3, nxit sistemin mbrojtës të organizmit për të krijuar antitrupa, të cilët janë të aftë për t’i shkatërruar bakteret që u rezistojnë antibiotikëve.

Mutacioni i gjeneve të caktuara sjell ndjeshmërinë e shtuar në infeksionet me baktere, përderisa problemin më të madh e paraqet edhe mutacioni i baktereve, prandaj gjithnjë e më shpesh shndërrohen në rezistente në të gjithë antibiotikët e njohur, madje edhe ata që janë bërë në mënyrë ekskluzive për t’i shkatërruar ato baktere.

Doza e lartë e vitaminave B3 forcon sekretimin e proteinës neutrofilima, proteinë kjo që gjendet në sistemin imun./ZERI