Hudhra, efikase kundër kancerit

Hudhra, efikase kundër kancerit

Shëndetësi April 13, 2019 - 08:15
Këshilla jetësore

Është pak e palakmueshme aroma e saj, por hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, një bashkëdyzim i cili i shkatërron bakteret. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit, transmeton Gazeta "Zëri".

Një studim i publikuar në revistën “Cancer Prevention Research”, arriti të gjente një lidhje të çuditshme dhe të panjohur më parë midis hudhrës dhe të kancerit të mushkërive. Personat që konsumojnë hudhër të paktën dy herë në javë kanë një rrezik të përgjysmuar nga prekja e kancerit të mushkërive.

Ende nuk është zbuluar plotësisht se cili është elementi brenda hudhrës që shkakton këtë efekt, por një studim paralel tregon se efekte të ngjashme, madje edhe më të fuqishme pozitive vërehen edhe te kanceri i zorrëve, shanset e prekjes prej të cilit duket se reduktohen deri në 2/3 prej hudhrës./ZËRI