Farat e frutave parandalojnë diabetin

Farat e frutave parandalojnë diabetin

Shëndetësi April 04, 2019 - 08:19
Këshilla jetësore

Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak

Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutës nga janë marrë, transmeton Gazeta "Zëri" 

Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidues, që reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak, e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

Tani kur është koha e pemëve sezonale ju mund të filloni me ndarjen e farërave të tyre, në mënyrë që t’i përdorini edhe gjatë muajve të dimrit. Por gjithashtu ju mund t’i blini edhe të gatshme. E rëndësishme është që t’i konsumoni ato./ZËRI