Konsumimi i tyre ruan organizmin

Konsumimi i tyre ruan organizmin

Shëndetësi March 25, 2019 - 09:10
Lexoni detajet

Frutat e malit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër. Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura me minerale, me vitamina dhe me fibra, shkruan gazeta "Zëri".

Ato janë të pasura më antioksidues, që mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll. Boronica ia ka dalë të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut.

Image

Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidues. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore. Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë në krahasim me të.

Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitaminë C dhe kalium.

Mjedra është një frutë mjaft delikate dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet ta konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë C. Luleshtrydhja është një frutë mjaft e shijshme dhe mund ta gjeni gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminë C gjithashtu./ZERI