Trajneri i fitnesit tregon se cilat janë ushqimet që ju bëjnë të shëndetshëm

Trajneri i fitnesit tregon se cilat janë ushqimet që ju bëjnë të shëndetshëm

Shëndetësi March 21, 2019 - 14:35
Lexoni detajet

Trajneri i fitnesit Egzon Hyseni ishte i ftuar në emisionin “Trend me Renaten”, në Radio Prishtina e ku ka folur rreth jetës së shëndetshme, fituesit dhe peshën.

Ai ka treguar se sa herë një person duhet të ushqehet brenda ditës në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe ta ketë peshën në nivel.

“Ushqimi është shumë me rëndësi. Çdo njeri duhet të ushqehet çdo tre orë në ditë. Varësisht në sa zgjohesh nga gjumi dhe sa e zgjatë ditën. Është me rëndësi se nuk duhet të kalojnë 40 minuta pasi të zgjohesh nga gjumi për të ngrënë bukë. Vakti më i rëndësishëm i ditës është vakti i mëngjesit që nuk guxon me kalu më shumë se 40 minuta”, ka thënë Hyseni.

Ai po ashtu ka treguar se edhe çfarë duhet ngrënë në mëngjes dhe në gjatë ditës.

LEXO EDHE: Sa herë duhet të ushtroni në javë për të humbur peshë!

“Ushqimi duhet me qenë shumë i lehtë. Në mëngjes është mirë të konsumosh tërshanë , drithëra që kanë fibra shumë e përshpejtojnë metabolizmin, edhe të bardhat e vezë janë të mira duke i kombinuara me të kuqtë. Po ashtu edhe jogurti i pemëve me zero yndyrë. Gjatë ditës mundesh me vazhdu me sallatë, oriz, perime dhe ushqime të tjera. Mishi i bardhë, i peshkut, mishi i kuq edhe këto ushqime po ashtu”, ka thënë ai. /ZËRI