Hani këto ushqime nëse ndiheni të lodhur!

Hani këto ushqime nëse ndiheni të lodhur!

Shëndetësi March 18, 2019 - 09:14
Lexoni detajet

Puna e përditshme stresuese, angazhimi me fëmijët, studimet e angazhime të ngjashme janë shkaktarë të asaj që ndihemi të lodhur e të rraskapitur dhe që ta tejkalojmë këtë mjafton të uleni në tavolinën e ngrënies dhe të rifitoni energjitë dhe humorin e duhur. Ja çfarë ju duhet?

Image

Oligomineralet

Këtu futen element të tille si magnezi, hekuri, kaliumi, fosfori, zinku dhe bakri. Ushqimet që duhet të konsumojmë për të siguruar këto elemente janë çokollatat e hidhura, bizelet, perimet, frutat e thata, integralet, ushqimet me origjinë shtazore, luleshtrydhet, frutat e detit, vezët, bananet, kajsitë, pulat, arrat, bajamet etj. Këto janë të domosdoshme për të përmirësuar transmetimin korrekt të impulseve nervore, funksionimin e muskujve, sigurimin e energjive, sintetizimin e homoglobinës dhe të mielinës.

Image

Vitaminat

Më të dobishme janë grupi i vitaminave B, vitamina D dhe vitamina E. Ndër më të çmuarat nga grupi i vitaminave B janë B12 dhe B5, të cilat shërbejnë për të aktivizuar prodhimin e rruazave të kuqe, për të luftuar yndyrat duke i kthyer ne energji për organizmin tonë. Kryesisht vitamina B12 gjendet qumështi, mëlçia, e bardha e vezës dhe peshku.

Image

Stimuluesit

Këtu futen të gjitha bimët që shërojnë energjinë dhe forcojnë imunitetin duke bërë që organizmi ynë të luftojë më mirë lodhjen. Në këtë grup futen të gjithë tonikët stimulues dhe rigjallërues. Mjekët e ndalojnë rreptësishtë përdorimin e tyre ne rastet kur individi vuan nga tensioni, është shtatzënë, ose ka probleme nervore./zeri