Sa më pak bukë të bardhë, aq më mirë

Sa më pak bukë të bardhë, aq më mirë

Shëndetësi March 18, 2019 - 09:01
Lexoni detajet

Buka e bardhë është e pasur me sheqerna dhe nuk duhet të përdoret në më shumë se pesë feta në ditë. Studimet spanjolle vërtetojnë edhe një herë supozimet se buka e përbërë nga mielli i bardhë është një rrezik i vërtetë për linjat e trupit, shkruan gazeta "Zëri".

Sipas kërkuesve nga Universiteti i Navarras, të cilët për pesë vjet kishin analizuar afro 1000 persona të moshës së re, buka e bardhë është cilësuar si “bombë” sheqeri.

LEXO EDHE: Këshilla për prindërit që kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar më shumë se dy racione bukë të bardhë në ditë (pesë deri në gjashtë prerje buke), ishin 40 për qind më të prirë për t’u bërë me mbipeshë. 

Studiuesit thonë se buka e bardhë nuk ka vlera ushqyese, pasi asaj i mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Në vend të saj ata këshillojnë konsumimin e bukës së zezë./ZERI