Dieta më e shëndetshme për humbjen e peshës

Shëndetësi February 28, 2019 - 09:20
Lexoni detajet

Gjatë periudhës prej 8 orëve, kur ushqimi është i lejuar, këshillohen shujta të lehta dhe të shëndetshme, por kohë pas kohe mund të kënaqeni me ushqimet e preferuara, shkruan gazeta "Zëri".

Nëse në listën tuaj të dëshirave gjendet edhe humbja e peshës së tepërt në këtë mund t’ju ndihmojë dieta, të cilën ekspertët e ushqimit e vlerësojnë si më të shëndetshmen për vitin 2019.

Regjimi i dietës 16:8 është krijuar rreth një rregulli, kjo është se 16 orë në ditë agjërohet, derisa tetë orët tjera rregullohen në atë mënyrë që krijohen shujta më të vogla. Renditjen e shujtave bëjeni vetë, varësisht nga ajo kur filloni me ushqimin.

Nëse hani mëngjes rreth orës 9:00, atëherë shujtën e fundit planifikojeni në orën 17:00, ndërsa shujta e parë fillon në orën 11:00, kjo do të thotë se shujta e fundit duhet të jetë në orën 19:00, çka do të thotë se do të shmangni shujtat e vonshme të natës dhe konsumimin e panevojshëm të kalorive. Kur agjëroni është e dëshirueshme të pini çaj ose kafe pa sheqer dhe lëngje dietale, përcjell tutje gazeta "Zëri".

Gjatë periudhës prej 8 orëve, kur ushqimi është i lejuar, këshillohen shujta të lehta dhe të shëndetshme, por kohë pas kohe mund të kënaqeni me ushqimet e preferuara. Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është thelbi, por nëse një herë në javë porositni picë, kjo është në rregull. Ekspertët sugjerojnë vetëm 8 minuta ushtrime në ditë, sepse në këtë mënyrë ushqimi tretet më mirë. Nuk ka ushqim të ndaluar, por pijet me sheqer nuk duhen në asnjë mënyrë të jenë pjesë e ushqimit./ZERI