Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga vdekja e parakohshme

Shëndetësi February 21, 2019 - 08:35
Këshilla jetësore

Studimi tregon se shtimi i konsumimit të ushqimeve të përpunuara për vetëm 10 për qind e rrit rrezikun nga vdekja e parakohshme për 15 për qind

Njerëzit të cilët konsumojnë shumë ushqime të përpunuara, siç është buka industriale dhe ushqimet e gatshme, janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga vdekja e parakohshme, tregon një studim francez.

Ushqimet e cekura shpesh lidhen me shprehitë tjera të dëmshme, siç janë pirja e duhanit ose mungesa e ushtrimeve, prandaj studiuesit thonë se duhet bërë hulumtime tjera për të dhënë pasqyrim të plotë. Lidhja mes ushqimit dhe sëmundjeve zakonisht është e ndërlikuar dhe rezultatet e studimeve shpesh interpretohen gabimisht. Studimi tregon se shtimi i konsumimit të ushqimeve të përpunuara për vetëm 10 për qind e rrit rrezikun nga vdekja e parakohshme për 15 për qind.

Bëhet fjalë për ushqime të përpunuara së tepërmi dhe me kalori të lartë me tepër kripë, sheqer, karbohidrate, yndyra të ngopura, shtesa të shijes dhe aditivëve shtesë, ku disa prej tyre janë kancerogjen. Bëhet fjalë për ushqime në procesin industrial të prodhimit të të cilave janë përdorur procese si hidrogjenizimi, hidroliza ose përpunimi i hershëm i fërkimit. Nuk duhet harruar as ushqimet me ngjyra shtesë, emulgator, forcues të shijes dhe aditivë tjerë. Këto ushqime përmbajnë shumë pak vitamina dhe fibra./ZËRI