Nëse vuani nga artriti mos i konsumoni këto ushqime

Shëndetësi February 21, 2019 - 08:20
Këshilla jetësore

Sëmundja e artritit sjell deri te paraqitja e inflamacioneve në nyje dhe u pamundëson të sëmurëve që të kryejnë aktivitetet e përditshme, siç janë veshja dhe ngrënia.

Edhe pse mund të jetë e butë, por edhe shumë e fortë, cilado formë është e pakëndshme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje e dinë sa ajo mund të zbutet me ushqim, por ka të atillë që nuk e dinë se ushqime të caktuara mund të përkeqësojnë gjendjen.

Nëse vuani nga artriti, atëherë duhet shmangur dhjetë ushqimet si në vijim: glutenin nga drithërat, pastaj qumështin, pasi gjendet komponenti kazein i cili shkakton inflamacione në trup, vajin, sepse është i dëmshëm për nyjat, ushqimin e fërkuar, perimet e caktuara si specat djegës, patatet dhe domatet, sheqerin, karbohidratet e rafinuara, duhanin dhe alkoolin./ZËRI