Cila është lidhja mes seksit oral dhe kancerit të kokës

Cila është lidhja mes seksit oral dhe kancerit të kokës

Shëndetësi shkurt 16, 2019 - 20:43
Lexo Detajet

Seksi oral mund të përhapë viruse që shkaktojnë kancer në kokë.

Sipas një studimi të ri, ka një lidhje të fortë mes virusit papillomavirus (HPV) dhe kancerit. Virusi HPV rrit me 7 herë mundësinë për kancer në kokë. Studimi përfshiu 97 mijë persona.

Në 132 raste u konstatua kancer në kokë, që për një kohë të gjatë mendohej se shkaktohej vetëm nga duhanpirja dhe alkooli.

Lidhja mes seksit oral dhe kancerit u bë e famshme kur aktori Michael Douglas tha se mendonte se kancerin në fyt e kishte pikërisht nga seksi oral. Studimi i fundit tregon se një aktivitet i tillë ka lidhje me kancerin.

Kërkimi shkencor, i realizuar nga shkencëtarët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork, është publikuar në “JAMA Oncology”.