Nëse doni të humbni peshë shmangni këto fruta

Shëndetësi February 14, 2019 - 09:15
Këshilla jetësore

Të gjithë ata që bëjnë kujdes të madh rreth asaj se çfarë konsumojnë duhet t’i dinë disa gjëra rreth ushqimeve që përdorin. Ushqimi i yndyrshëm, brumërat dhe sheqeri janë gjërat e para që ata që mbajnë dietë i largojnë nga lista e ushqimeve, me qëllim që sa më shpejt të humbin kilogramët e tepërt.

Mirëpo ata fruktozën nga frutat rregullisht e konsumojnë, duke mos ditur se sa sheqer përmbajnë disa prej frutave që hanë. Natyrisht se frutat janë të shëndetshme për t’i konsumuar, por gjithsesi se duhet pasur kujdes në sasinë, ndërsa disa prej tyre përmbajnë nivel të lartë të sheqerit.
 
Rrushi
Rrushi është tejet i preferuar që të konsumohet gjatë ditës, mirëpo duhet pasur parasysh se vetëm një filxhan rrush përmban hiç më pak se 15 gramë sheqer, derisa rrushi i zi dallohet për nga përmbajtja e lartë e antioksiduesve. Prandaj mos e teproni me ngrënie.

Qershitë 
Përveçqë dihet se pas ngrënies së qershive flihet më mirë dhe më qetë, është mirë ta dini se një filxhan qershi përmban 18 gramë sheqer. Prandaj nëse jeni në dietë mendoni mirë nëse dëshironi t’i konsumoni.

Fiqtë
Një gotë me fiq të freskët përmban po atë sasi të njëjtë të sheqerit sa edhe një çokollatë. Mirëpo për dallim nga ëmbëlsirat, fiqtë janë po ashtu të pasur me fibra dhe me kalium, çka janë të rëndësishme për organizmin tuaj dhe tretjen e mirë.

Mangoja
Një filxhan mango përmban rreth 23 gramë sheqer, çka është më e ëmbël se cilado frutë tjetër. Sasia e cekur po ashtu siguron një të tretën e dozës së nevojshme për organizmin me vitaminë A, kështu që do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të syve tuaj./ZËRI