E konfirmuar, hudhra mbron nga sulmi në zemër

Shëndetësi February 14, 2019 - 09:01
Këshilla jetësore

Ajo u jep elasticitet enëve të gjakut, pengon formimin e pllakave sklerotike dhe lufton radikalet e lira

Studimi më i ri i kryer nga ekipe të disa shteteve ka konfirmuar dobitë që sjell hudhra për parandalimin e sulmit në zemër, por jo vetëm. Mrekullitë e hudhrës në profilaksi dhe në trajtimin e sëmundjeve të zemrës janë të njohura qysh në lashtësi. Hudhra ka fitonutrentë, të cilët parandalojnë mpiksjen e gjakut, ul tensionin e lartë dhe redukton kolesterinën.

Hudhra ka aftësinë për të ulur trigliceridet dhe kolesterolin në përgjithësi, duke penguar në këtë mënyrë formimin e pllakave sklerotike në enët e gjakut. Parandalon atakun kardiak. Vetitë mbrojtëse të hudhrës ndaj atakut kardiak u atribuohen faktorëve të ndryshëm./ZËRI

Ajo u jep elasticitet enëve të gjakut, pengon formimin e pllakave sklerotike, lufton radikalet e lira dhe pengon mpiksjen e gjakut