Konsumimi i karrotës është më i rëndësishëm sesa mendoni

Shëndetësi February 11, 2019 - 10:24
Lexoni detajet e fundit

Karrota është njëra ndër perimet më të preferuara për shumë njerëz. Ajo së bashku me portokallin janë të njohura për njerëzimin që nga shekujt XVI dhe XVII.

Ato janë burim i shumë vitaminave dhe fibrave, shumë të nevojshme për trupin e njeriut.     

Disa studiues kanë ardhur në përfundim se karrota mund të parandaloj sëmundjen e kancerit. Gjithashtu thuhet se një filxhan i karrotave të copëtuara përmban vetëm 52 kalori, kurse më shumë fibra. Në këtë kupë filxhani ju do të merrni gjithë vitaminën A që ju nevojitet për një ditë. Kjo në saje të beta-karotenit që i jep karrotës ngjyrën e portokallit, e cila parandalon humbjen e shikimit tek njerëzit.

Karrotat gjithashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, e cila luan rol shumë të rëndësishmen në sistemin tuaj imunitar. Ato gjithashtu ndihmojnë ne rastet e ftohjes dhe të gripit, duke lehtësuar këto simptoma.

Një studim i vitit 2011, tregon që lëngu i  karrotës pengon përparimin e leuçemisë , për të cilen studiuesit mendojnë se poliacetilenet janë agjenti aktiv që vret disa lloje të qelizave të leuçemisë.

Benefitet e karrotës janë të shumta, ato gjithashtu përmbajnë antioksidant si dhe kimikate të prodhuara nga bimët, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Ato përveç kësaj ndimojnë edhe për reduktimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Meqenëse mësuam kaq shumë benifite të karrotës, ta konsumojmë sa më shumë atë, trupi juaj do t’ju falenderoj për këtë.