Tri ushqimet që përmirësojnë pasqyrën e gjakut

Shëndetësi February 09, 2019 - 08:50
Këshilla jetësore

Nëse mjeku ju thotë se keni ndonjë formë serioze të anemisë, e cila mund të zgjidhet vetëm me intervenim mjekësor, anemia juaj mund të jetë shkaktuar nga ushqimi i gabuar. Ndoshta keni mungesë të hekurit, të vitaminës B12 dhe të acideve folike. Niveli i rruazave të gjakut ju ka rënë dhe trupi juaj nuk merr mjaftueshëm oksigjen, ndërsa niveli i ulët i hemoglobinës e cila qarkullon oksigjenin deri te disa pjesë të caktuara të trupit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Prandaj ushqimin tuaj pasurojeni me përbërës të cilët janë si ilaçe natyrale për anemi.

Susami

Fara e zezë e susamit është burim i shkëlqyer i hekurit. Hidhni një lugë susam në një gotë me ujë dhe lëreni të qëndrojë dy orë. Kullojeni susamin dhe shtypeni që ta fitoni një pastë. I shtoni një lugë mjaltë dhe përziejeni mirë. Merrni nga një lugë të kësaj paste dy herë në ditë.

Image

Spinaqi

Vetëm gjysmë filxhani spinaq në ditë mjafton që ta forconi gjakun. Është i pasur me vitaminat A, B9, E, C, hekur, kalcium dhe beta karoten. Përfshijeni spinaqin në të gjitha ushqimet që konsumoni, sidomos me sallata të ndryshme, ndërsa më efikasi është kur e kombinoni me selino, brokoli, lakër, etj. Bëni edhe supë nga spinaqi, duke e zier në ujë dhe duke i shtuar mëlmesa të preferuara.

Image

Domatet

Nuk mjafton të keni vetëm hekur të mjaftueshëm, por keni nevojë që trupi juaj ta absorbojë atë. Domatet janë një zgjidhje e shkëlqyeshme për absorbim më të mirë të hekurit. Janë të pasura me vitaminë C dhe likopen. Hani domate të freskëta çdo ditë. Përdoreni në sallata, sandviç apo thjeshtë hajeni të vetëm. Pini një gotë lëng domateje së paku njëherë në ditë. Shtoni domate në ushqimet të cilat i përgatisni./ZËRI

Image