Faktori më i rëndësishëm i shëndetit të mirë, hidratimi

Shëndetësi February 05, 2019 - 08:47
Lexo detajet!

Dhimbja e shpeshtë e kokës, goja e tharë, marrja e mendve, mungesa e energjisë, të gjitha këto janë dukuritë negative të dehidrimit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Shpesh do të dëgjoni nga të afërmit tuaj se nuk pinë mjaftueshëm lëngje dhe se janë të vetëdijshëm se kjo është e keqe, por se nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë. Njohja e problemit është vetëm një hap para.

Nëse vërtet i doni miqtë tuaj, u tregoni se hidratimi i dobët ndikon negativisht në organizmin e njeriut. Dhimbja e shpeshtë e kokës, goja e tharë, marrja e mendve, mungesa e energjisë, të gjitha këto janë dukuritë negative të dehidrimit.

Besoni ose jo, moskonsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve mund të shkaktojë probleme në funksionimin e sistemit kardiovaskular, prandaj ju këshillojmë që të mësoheni të pini rregullisht ujë. Uji është materia më e rëndësishme ushqyese dhe konsumimi adekuat i ujit, është pjesë e domosdoshme e të ushqyerit të shëndetshëm, duke marrë parasysh funksionet e shumta që uji ka në organizmin tonë.

Për hidratim sugjerohet uji i cili është në mënyrë higjienike dhe shëndetësore i përshtatshëm, uji nga ujësjellësi publik e deri te uji në shishe oligomineral. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon në rregullimin e peshës dhe në përshpejtimin e organizmit.

Uji pastron trupin nga toksinat dhe për faktin se nuk ka kalori mund ta konsumoni pa kufi. /Zeri