Luftoni parazitët përmes ushqimeve!

Shëndetësi January 12, 2019 - 16:12
Lexo detajet!

Të rrallë janë ata që nuk përballen ma parazitë të ndryshëm, kjo për fajin e ujit dhe ushqimit të cilin e konsumojmë. Por janë disa ushqime të cilat e bëjnë trupin tuaj më pak të prirë për të pritur parazitët e pafund që ekzistojnë, shkruan Gazeta "Zëri". 

Hudhra

Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët.

Qepa

Ato janë të pasura në komponentë squfuri dhe kanë veti antiparazitë. Lëngu i qepëve është shumë efektiv për krimbat intestinalë. Nëse vuani nga parazitët pini dy lugë çaji lëng qepe në ditë për dy javë.

Vaj kokosi

Vaji i kokosit është një tjetër ushqim i pasur në ushqyes të rëndësishëm. Nivelet e larta të yndyrave të ngopura i japin vajit të kokosit aftësinë t’i eliminojë parazitët intestinalë. Detoksifikon sistemin dhe parandalon zhvillimin e parazitëve.

Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë një efekt natyral antiparazital në sistemin tretës. Farat në vetvete nuk i vrasin parazitët, por ndihmojnë në nxjerrjen e tyre jashtë nga trupi.

Farat e papajave

Ato kanë një numër të madh efektesh të dobishme për shëndetin, ndër të cilat aftësia për nxjerrë jashtë sistemit parazitët e zorrëve. Shija e tyre e këndshme i bën ato të pëlqyeshme për konsum, ju mund t’ua shtoni sallatave, t’i hani thjesht si fara kungulli ose t’i përdorni në pjata të tjera.

Ananasi

Kjo frutë e shijshme tropikale e pasur në bromelain ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të disa parazitëve infektues.

Bajamet

Ndihmojnë për të pastruar dhe zvogëlojnë zhvillimin e parazitëve intestinalë. Efektet antiparazitale të bajameve mund të lidhen me përqendrimin e lartë të acideve yndyrore në to.

  • Vitaminat: A, B, C, D, E;
  • Proteinat: 66 g;       
  • Mineralet: Kalcium, hekur. /ZERI