Kur menstruacionet ju vonohen, e nuk jeni shtatzënë!

Shëndetësi January 11, 2019 - 13:06
Lexo detajet!

Nëse nuk prisni fëmijë, mungesa e menstruacioneve mund të jetë një përvojë traumatike e shoqëruar me simptoma të pakëndshme të tilla si, ngërçe, fryrje të barkut dhe mungesë humori. Nëse jeni e sigurt se nuk jeni shtatzënë, ka disa faktorë që bëjnë të mungojë cikli juaj menstrual. Shumë femra e përjetojnë rëndë këtë periudhë, ku disa prej tyre edhe e humbin kontrollin nga nervoza, qajnë dhe ankohen vazhdimisht, raporton Zeri.info.

Por vonesa e menstruacioneve, lidhet me shumë faktor dhe ndryshime, të cilat i prezantojmë si më poshtë:

Ndryshimi i peshës

Një nga arsyet e shpeshta të mungesës potenciale të ciklit menstrual mund të jetë humbja e papritur e peshës. Anoreksia dhe bulimia janë të shoqëruara zakonisht me mungesë të ciklit, por mjafton të keni humbur disa kilogram dhe se trupi juaj nuk ka reaguar mirë në këtë ndryshim.

Stresi

Është e njohur se stresi është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, kështu që është një nga fajtorët kryesorë, në qoftë se një periudhë të atij muaji nuk keni menstruacione. Relaksohuni më shumë dhe sigurohuni që të jeni më pak të ekspozuar ndaj stresit.

Gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide rregullojnë metabolizmin, dhe në qoftë se keni hipotireozë ose hipertireozë, kjo mund të ndikojë në ciklin menstrual dhe të çojë në mungesë të tij.

Vezoret policistike

Vezoret policistike janë një nga shkaqet më të zakonshme që lidhen me mungesë të menstruacioneve. Konsultoheni me një mjek për shkak se ajo mund të shkaktojë pasoja drastike dhe nevojitet të bëni kontrolle të rregullta./ZERI