Frutat që jua mbrojnë dhëmbët

Shëndetësi January 11, 2019 - 09:45
Lexo detajet!

Këto fruta janë të pasura me polifenole që janë antioksidues, për të cilat tashmë dihet se mbrojnë nga radikalet e lira në trup, shkruan sot Gazeta 'Zëri". 

Boronicat dhe boronicat e kuqe janë shumë të mira për shëndetin oral, thonë stomatologët pas një studimi i cili ka treguar se këto fruta zvogëlojnë rrezikun e paraqitjes së kariesit, duke zvogëluar aktivitetin e baktereve në gojë.

Këto fruta janë të pasura me polifenole që janë antioksidues, për të cilat tashmë dihet se mbrojnë nga radikalet e lira në trup.

Dr Nigel Carter sqaron se polifenolet nga boronica e kuqe dhe ato të kaltra mbetet në pështymë edhe pasi t’i gëlltisim frutat, çka do të thotë se më vonë vazhdojnë të veprojnë.

Autori i studimit dr Nebu Philip thotë se këto fruta mund të jenë të dobishme si armë natyrale kundër kariesit. Sipas raportit të studimit, konsumimi i një grushti boronicash të tilla në ditë mundet ndjeshëm të zvogëlojë problemet shëndetësore orale. Mirëpo, Dr. Carter thekson se frutat përmbajnë sheqerna natyrale dhe mund t’i dëmtojnë dhëmbët nëse përdoren shpesh dhe në sasi të mëdha.

“Më së miri është të hani këto fruta gjatë shujtave ose menjëherë pas darke”, ka thënë ai. Polifenoli, i cili gjendet në boronica, nuk mbron vetëm nga kariesi, por edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Përmbajnë edhe antioksidues që ndihmojnë në hidratim dhe janë burim i mirë i fibrave dhe ushqyesve tjerë. /ZERI