Fëstëkët, aleatë në luftën kundër diabetit të tipit 2

Shëndetësi January 10, 2019 - 18:59
Lexo detajet!

Diabeti i tipit 2 njihet ndryshe si diabet i fituar nga i cili po preken gjithnjë e më shumë njerëz. Por ekziston një frutë e thatë, e cila e lufton më së miri këtë lloj diabeti, shkruan "Zëri.info". 

Bëhet fjalë për fëstëkët ose stikat siç i njohim ndryshe. Kështu konsumi i rregullt i këtyre frutave të thata jo vetëm që ndihmon shëndetin e zemrës të ish-duhanpirësve, por edhe të mbajë nën kontroll çekuilibrimin e glikemisë.

Një studim ka treguar se fëstëkët janë të pasura me fibra natyrale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit glikemik, por parandalon edhe disa lloj tumoresh.

Këshillohet që të konsumoni çdo ditë 30 gramë fëstëkë dhe do të shihni dobitë në trupin tuaj. Por kujdes mos e teproni me ngrënien e tyre! /ZERI