Ftoi ndihmon për shumë probleme shëndetësore

Shëndetësi January 10, 2019 - 18:38
Lexo detajet!

Ftoit për qëllime mjekësore i përdoren farat dhe gjethet e thara, si dhe tuli i frutës. Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë; si mjet që rregullon tretjen në sëmundje të stomakut e të zorrëve; në kollë, shkruan "Zëri.info". 

Gjethet e ftoit përdoren kundër diarresë. Farat duhet të përdoren të plota, çaji nga farat përgatitet si vijon: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë.

Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10-10 g gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë.

Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet.

Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale kundër leukoresë. /ZERI