Si të zbardhni dhëmbët në kushte shtëpiake

Shëndetësi December 10, 2018 - 12:11
Lexo më shumë

Shtresat e gështenjta apo të verdha në dhëmbë mund t’i eliminoni vetë në shtëpi!

Kariesi – është problem i shpeshtë, ndërkaq stomatologjia bashkëkohore propozon mënyra të shumta për eliminimin e tij. Mirëpo, ekzistojnë metoda me të cilat ky problem zgjidhet në mënyrë të shkëlqyeshme, por do të kurseni edhe para.

Higjiena e themeltë e gavrës së gojës është shumë me rëndësi: nëse nuk kihet kujdes për zmaltin e dhëmbëve dhe nëse me kohë nuk eliminohet kariesi i dhëmbëve, mund të zhvillohen sëmundje inflamatore – paradontopatia , te e cila infeksioni arrin nëpër rrënjë, në vetë dhëmbin, që shkakton inflamacionin e indeve të buta.

Për fat të mirë, ekzistojnë mjete natyrore për preventivën e kësaj sëmundjeje të pakëndshme!

Si të eliminohet kariesi i dhëmbëve në kushtet shtëpiake:

Nevojiten: 40 gr lëvozhgë arrash, 250 ml ujë.

Përgatitja: Vloni lëvozhgën në ujë 20 minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbulojeni. Ftoheni dhe kullojeni. Njomeni brushën e dhëmbëve me këtë tretje dhjetë minuta.

Pastaj me të në mënyrë të themeltë pastroni dhëmbët, kohë pas kohe duke e njomur në tretje. Këtë procedurë mund ta përsërisni edhe deri në tri herë në ditë.

Tretjen e përgatitur mund ta përdorni 2 ditë, pastaj përgatiteni sërish. Pas disa ditëve rezultati do t’ju lumturojë!

Lëvozhga e arrës është mjet i fuqishëm antibakterial, e cila, gjithashtu, ndihmon në pastrimin e zmaltit të dhëmbëve nga shtresat e pakëndshme.

Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata të cilët vuajnë nga gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve: inflamacioni shpejt zhduket.