Nëse konsumoni kafe, duhet ta dini se si ndikon ajo në funksionimin e zemrës

Shëndetësi December 08, 2018 - 17:52
Lexo detajet!

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pirja e rregullt e kafesë shkakton rrahje të tepërta të zemrës.

Ky studim është publikuar nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos.

Udhëheqësi i këtij kërkimi shkencor, Dr. Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

Ekipi i shkencëtarëve studiuan 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.