I jep efektet e para të jashtëzakonshme bari i ri kundër dhembjeve të tmerrshme të kokës

I jep efektet e para të jashtëzakonshme bari i ri kundër dhembjeve të tmerrshme të kokës

Shëndetësi tetor 05, 2018 - 17:54

Agjencia për Administrimin e Ushqimit dhe Drogave (FDA) ka miratuar barin e tretë nga seria e drogave që ata po aprovojnë për të parandaluar dhembjet e kokës së shkaktuara nga migrena tek të rinjtë, shkruan webmd, transmeton zeri.info

Antitrupi Galcanezumab-gnlm targeton një lloj peptidi, një molekulë që prodhohet në qelizat nervore të trurit dhe palcës kurrizore për të parandaluar efektet e migrenës. FDA më herët  miratoi dy barna të tjera për migrenën - erenumab (Aimovig) dhe fremanezumab-vfrm (Ajovy).

Në një njoftim për shtyp, prodhuesi i barit Eli Lilly dhe Co. thotë se droga që merret permEs injektimit do të jetë në dispozicion të pacientëve "menjëherë pas miratimit".

1100 pacientë me migrenë kronike patën përmirësime të dukshme në tre studime të bëra që treguan efektin e dy serive të para.

Efektet anësore të  raportuara në të tre studimet përfshinin dhimbje, reaksione dhe skuqje të lëkurës në vendin e shpimit./ZERI