Mbrojeni zemrën me këto veprime

Mbrojeni zemrën me këto veprime

Shëndetësi prill 16, 2018 - 14:37
Ja se si mund ta mbroni zemrën

A keni menduar ndonjëherë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është në dorën tuaj?

Ushqimet dhe lëngjet e konsumuara nxisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe konsumoni ushqimet e mëposhtme, do të minimizoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përcjell "Zeri.info".

Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar rrezikun e infarktit:

Hani perime

Image

Dy nga studimet më të mira kanë treguar sesi ndikon ushqyerja dhe stili i jetesës në sëmundjet kronike. Personat të cilët konsumojë 8 ose më shumë porcione me perime në ditë rrezikohen më pak nga infarkti se ata që nuk i konsumojnë, transmeton "Zeri.info". Për këtë arsye duhet të konsumoni të paktën 5 porcione me fruta dhe perime në ditë.

Çaji

Nuk ka rëndësi çaj i gjelbër apo i zi, të gjitha llojet e çajit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, ekuilibrojnë sheqerin dhe përmirësojnë infeksionet.

Peshku

Image

Peshqit si sardelet, salmoni apo levreku janë miq të zemrës, sepse janë të pasur me acidet yndyrore omega-3, përcjell "Zëri". Acidet yndyrore minimizojnë infeksionin, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe nivelin e triglicerideve. Krahas kësaj, në këta lloj peshqish ka më pak toksina.

Lëvizni

Image

Njerëzit të cilët kalojnë më shumë kohë ulur rrezikohen shumë më tepër nga sëmundjet e zemrës sesa ata që kanë një jetë aktive.

Më mirë ecni pak për të shkuar në vendin e dëshiruar sesa të përdorni makinën apo autobusin. Më mirë do të ishte të ngjiteni nga shkallët nëse nuk banoni në një kat të lartë. /ZËRI/