Domatja ul prekjen nga kanceri i prostatës

Shëndetësi March 15, 2018 - 12:09
Ekipi i Universitetit të Bristolit analizoi dietën dhe stilin e jetesës së rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeçe

Një mashkull që konsumon më shumë se 10 domate në javë redukton përreth 20% rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës, sipas një studimi të zhvilluar së fundi nga Universiteti i Bristolit.

“Meshkujt duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe të perimeve që të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të jenë aktivë”, thonë ekspertët, transmeton "Zeri.info".

Ekipi i Universitetit të Bristolit analizoi dietën dhe stilin e jetesës së rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeçe.

Gjatë kërkimit ata gjetën meshkuj që konsumonin 10 domate në javë, duke përfshirë lëng domate, domate të freskëta, fasule të pjekura dhe u vu re që rreziku ishte reduktuar me 18%.

Ekipi tha se te meshkujt që konsumonin 5 vakte me fruta dhe perime në ditë ulej me 24% rreziku i prekjes nga kanceri i prostatës, i krahasuar me ata që konsumonin 2 vakte me pemë dhe perime ose më pak, përcjell "Zëri".

Po ashtu nga ky studim doli se domatja përveçqë mbron nga kanceri i prostatës, ajo është shumë e efektshme edhe kundër sëmundjeve tjera, sidomos në parandalimin e gripit dhe të ftohjeve të ndryshme, andaj atë duhet ta konsumoni në çdo stinë të vitit. /ZËRI/

Image