Në epokën e TikTok-ut libraritë po lulëzojnë sërish, pse njerëzit po rikthehen te libri fizik?

Në epokën e TikTok-ut libraritë po lulëzojnë sërish, pse njerëzit po rikthehen te libri fizik?

Lifestyle October 01, 2026 - 09:02

Në një kohë kur telefoni, TikTok-u dhe platformat digjitale konkurrojnë për çdo minutë të vëmendjes sonë, një biznes që mund të dukej i kërcënuar nga teknologjia po përjeton një moment interesant: libraria fizike.

BBC World Service ka analizuar fenomenin duke folur me pronarë librarish nga vende të ndryshme të botës për të kuptuar pse këto hapësira po tërheqin përsëri klientë. 

Pse po lulëzojnë libraritë në epokën e TikTok-ut?

Një pjesë e fenomenit lidhet me faktin se libraria nuk funksionon më vetëm si vend ku blihet një libër. Ajo po shndërrohet në një hapësirë sociale dhe kulturore, ku njerëzit mund të zbulojnë tituj, të takojnë lexues të tjerë dhe të shkëputen nga ekrani.

Edhe rrjetet sociale, të cilat dikur shiheshin si konkurrente të leximit, kanë krijuar komunitete të mëdha rreth librave. TikTok-u dhe fenomeni BookTok kanë ndihmuar që tituj të caktuar të shndërrohen në fenomene kulturore dhe të sjellin një brez të ri lexuesish drejt librarive.