Ja si kapërcehet frika nga gabimet, sipas psikologëve

Ja si kapërcehet frika nga gabimet, sipas psikologëve

Lifestyle December 02, 2025 - 09:56

Shpesh ndodh që, edhe përpara një zgjedhjeje të vogël çfarë të hash për drekë, ose në çfarë pune të bësh, mendja të bllokohet. Një ndjesi e brendshme të bën të ndihesh: çdo opsion duket si rrezik, dhe secila zgjedhje si provë për të qenë “mjaftueshëm i saktë”. 

Në shoqërinë moderne, çdo vendim shpërndahet, komentohen dhe krahasohen veçanërisht në rrjete sociale kështu që duket sikur zgjedhja jonë duhet të jetë përherë “e duhura” dhe përfundimtare. Kjo ushqen besimin se mosgabimi është e vetmja rrugë dhe frika bëhet normale. 

Për më tepër, shumë prej nesh kanë brenda një presion për të qenë “perfekt”: të mos gabojnë kurrë, të mos humbin kohë, të mos ndryshojnë rrugë, të mos dështojnë. Një ideal që shpesh është i paarritshëm. 

 Çfarë ndodh kur kjo frikë bëhet dominuese?

Frika e të gabuarit mund të na paralizojë: e kthen çdo vendim në barrë, çdo zgjedhje në stres, çdo mundësi në pasiguri. Ndonjëherë çon në dyshime të vazhdueshme, ankth, dhe në ndjesinë që mos guxojmë të veprojmë, ose e shtyjmë vendimin për “kur të jemi gati”.

Gjithashtu, kur gabimi perceptohet si dështim personal jo si pjesë normale e jetë­s, ndjenja e fajit, turpit apo pakënaqësisë me veten bëhet e përhershme. Kjo ndikon negativisht në vetëbesimin dhe mirëqenien psikologjike. 

 Si të ndryshojmë perspektivën të shohim gabimin si mundësi, jo si fund

Sipas psikologëve, hapi i parë është të zbulojmë dhe ta pranojmë këtë frikë ashtu si çdo emocion tjetër. Të kuptojmë pse ndjejmë ankth: sepse jemi rritur me pritshmëri ekstreme, ose sepse kemi parë të gabuarit si dështime që s’falen. 

Më pas të ndryshojmë mënyrën sesi i vlerësojmë zgjedhjet: jo si prova përfundimtare, por si hapa të jetës, që mund të rregullohen, ndryshohen, përmirësohen. Jo çdo zgjedhje është e suksesshme apo nëse jo, shpesh mund të ndreqet.