Ky truk është mënyra më e mirë që të flini shpejt dhe rehat
Ka mbrëmje ku na duket se gjumi është tërësisht i pamundur të na pushtojë. Rrotullohemi vazhdimisht në shtrat, por kalimi i orëve na kujton se shumë shpejt duhet të bëhemi gati për të nisur një ditë të re intensive dhe me punë. Por si të bëjmë kur ne jemi pothuajse pa gjumë?
Në këtë artikull, ne do ju tregojmë një truk shumë të thjeshtë që do ju ndihmojë të flini më shpejtë, qetë dhe rehatshëm. Dhe nuk duhet asgjë më shumë sesa të veshim thjeshtë një palë çorape.
Nuk janë thjeshtë përralla të vjetra apo legjenda urbane, por një truk i vogël i mbështetur nga shkenca, që mund të ndihmojë trupin dhe mendjen të relaksohet, duke e nxitur të flejë më shpejtë. Arsyeja pse çorapet e bëjnë këtë është, sepse ato rregullojnë temperaturën e trupit.
Për të rënë në gjumë, trupi duhet të ulë temperaturën e brendshme dhe ky proces fillon nga këmbët. kur ato janë të ftohta enët e gjakut tkurren, duke ngadalësuar humbjen e nxehtësisë dhe duke penguar trupin të kuptojë se është koha për të fjetur. Ansjelltas, ngrohja e këmbëve nxit atë që quhet vazodilatacionin, hapjen e enëve të gjakut. Gjaku qarkullon mirë, temperatura e trupit bie më shpejt dhe truri merr sinjalin se është koha për të pushuar.
Një tjetër përfitim i trupit nga veshja e çorapeve, përveçse fle më shpejt, por edhe ndihmon që të bëjmë gjum të qetë dhe të mos zgjohemi gjatë natës.
Ajo që duhet të kemi parasysh është se çorapet duhet të jenë të rehatshme, me material prej pambuku, ose fibra natyrale që ruajnë nxehtësinë pa na bërë të djerësisim.