“Fashion Week” në Prishtina Mall sjell 46 brende në një spektakël mode

“Fashion Week” në Prishtina Mall sjell 46 brende në një spektakël mode

Lifestyle September 30, 2025 - 19:21

Nga data 3 deri më 5 tetor 2025, Prishtina Mall do të shndërrohet në skenën më të madhe të modës në vend me edicionin e parë të Fashion Week.

Në këtë ngjarje unike, do të prezantohen koleksionet më të reja të sezonit Vjeshtë/Dimër 2025, duke sjellë trendet më të fundit të stilit, ngjyrave dhe linjave që po dominojnë botën e modës.

Pjesëmarrës në këtë spektakël do të jenë 46 brende ndërkombëtare dhe

vendore, të cilat do të paraqesin risitë e tyre për publikun e apasionuar pas modës.

Atmosfera do të kompletohet me një organizim modern, skenografi të jashtëzakonshme, performanca, balet dhe energjinë që vetëm Prishtina Mall di ta sjellë.

Fashion Show, si ngjarja kryesore e Fashion Week, do të ofrojë përvojën e një pasarele të vërtetë, ku moda kthehet në art dhe inspirim. Prishtina Mall, si destinacioni më i madh i shopping-ut dhe argëtimit në rajon, me

këtë event vërteton edhe një herë rolin e tij si pikë referimi për trendet dhe inovacionin.

Fashion Week mbahet nga 3 – 5 tetor, vetëm në Prishtina Mall.

Destinacioni yt për modë!

Ky është artikull i sponsorizuar.